Ministri gjerman Rot porosit Maqedoninë dhe Greqinë: Mos vendosni linja të kuqe, zgjidheni kontestin e emrit

Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane për Punë të Jashtme, Mihaell Rot i porositi Maqedoninë dhe Greqinë që të mos vendosin linja të kuqe dhe të bëjnë gjithçka që ta zgjidhin kontestin rreth emrit, duke paralajmëruar për rrezikun e lëshimit të mundësisë momentale, transmeton Portalb.mk.

“Jam shumë i kënaqur nga gjestet në kuadër të masave për ndërtimin e besimit mes vendeve. Kontesti, të cilin njëher e kam quajtur provokativ dhe i cili përveç Shkupit dhe Athinës, askush nuk e kupton, duhet të zgjidhet patjetër. Keni bërë shumë, diçka që nuk kanë arritur ta bëjnë pushtetet paraprake. Dhe ju lutem që kjo që do t’ju them nuk dua të tingëllojë keq. Sipas përvojës time politike ju them: Mos vendosi linja të kuqe! Uleni së bashku dhe bisedoni!”, porositi Rot në debatin e Fondacionit “Fridrih Ebert” në Berlin.

Në debatin me temë ” Nga sfida në perspektivë: Reformat demokratike dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë”, folës kryesor ishte kryeministri Zoran Zaev, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe Kurt Bek, kryetar i fondacionit.

Rot paralajmëroi se ekziston mundësi për mbyllje të “dritares së mundësive, e cila aktualisht është e hapur”.

“Kombet e Bashkuara janë të aftë për të udhëhequr këtë proces, me mbështetjen tuaj konstruktive dhe me mbështetjen e Qeverisë së Greqisë, për integrim të suksesshëm. Tani dritarja e mundësive është e hapur, por së shpejti do të mbyllet”, deklaroi Rot duhet shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Gjermanisë të ndihmojë nëse ka nevojë.

Merkel në takim me Zaevin: Zgjidhja e emrit duhet të bëhet me kompromis, jo me trysni (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button