Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov: Në Maqedoni po shkelet Marrëveshja e Ohrit

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, pas takimit të mbrëmshëm me presidentin e Seribë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, në konferencë për shtyp ka folur për situatën në Maqedoni, në kontekst, të ashtu siç tha “idetë e mëdha shqiptare”, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me Kosovën dhe pasivitetin e BE-së rreth “ideve të mëdha shqiptare”, Lavrov tha se “gjithsesi nuk mund të mos e shqetësojë pasiviteti i BE-së rreth iniciativës që është paraqitur nga Tirana, siç tha ai, e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, e cila sipas tij, plotësisht është thirrje publike për krijim të Shqipërisë së madhe.

“Ja para ca kohësh, kur në Maqedoni ka pasur zgjedhje parlamentare, kryetari i Parlamentit, në kabinetin e tij vendosi flamur shqiptar – në Maqedoni. Këto ditë, shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, me krenari deklaroi se mu ai nga Shqipëria e ka iniciuar ligjin në Parlamentin e Maqedonisë, i cili gjuhës shqipe në Maqedoni i jep status të gjuhës shtetërore. Në këtë mënyrë po shkelet Marrëveshja e Ohrit, të cilin të gjithë me lehtësim e tejkaluam, pasi që e lehtësoi krizën në Maqedoni përpara shumë viteve”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov.

Ai ka konstatuar se edhe nëse tani “rrëzohen këto të arritura, që aq rënë i kemi harmonizuar edhe në Maqedoni, edhe në Bosnje ose kudo tjetër në Ballkanin Perëndimor, atëherë do të ketë bazë që ta lusim BE-në që të japë raport se në çfarë mënyre ato i plotësojnë vendimet e tyre dhe sa përgjigjen në besueshmërinë, të cilët bashkësia ndërkombëtare ua ka dhënë”.

Kjo nuk është gjendje e lehtë, përfundoi Lavrov, duke e sqaruar qëndrimin rus për mospranim të shtetësisë së Kosovës dhe dialogun në Bruksel mes Beogradit dhe Athinës, i cili sipas Lavrovit, ngadalë po realizohet për shkak të pasivitetit të BE-së.

Lavrov thotë se është gabim zgjerimi i NATO-s drejt Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button