Tramp: Do të ndihmonte nëse mësuesit do të armatoseshin

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë sugjeroi që armatosja e mësuesve mund të ndihmojnë në parandalimin e masakrave si të shtënat e javës së kaluar në shkollën në Florida, ku u vranë 17 nxënës.

Trampi e mbështet këtë ide gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me pjesëmarrës të cilët kishin përjetuar masakrën.

“Nëse do të kishim një mësues të aftë dhe të trajnuar për të përdorur armë, kjo do të mund të parandalonte shumë shpejt një sulm të tillë”, deklaroi presidenti amerikan duket pranuar se ideja e tillë do të shkaktonte polemika.

Midis pjesëmarrësve me të cilët u takua ishin dhe gjashtë nxënës nga shkolla në Florida ku ishte kryer sulmi javën e kaluar.

Ndërkohë, mijëra nxënës u mblodhën para kuvendit federal në Talahasi, kryeqyteti i Floridës, duke kërkuar ndryshim të ligjit për armë. Ata u kërcënuan se do të jenë kundër republikanëve të cilët refuzojnë që t’i shqyrtojnë masat e reja për kontroll të armëve.

“Votoni për largimin e tyre”, brohorisnin nxënësit.

Deputetët e Kuvendit në Florida refuzuan kufizim të armëve pasi që Partia Republikane ka kontrollin mbi Kuvendin në vitin 1999.

Kërkesa kryesore e nxënësve – ndalim të armëve të llojit të pushkës AR-15, të cilën e ka përdorur sulmuesi Nikolas Kruz, të nesërmen është larguar nga rendi i ditës në Kuvendin e Floridës.

“Ne e dimë se çka duam. Duam reforma të armëve. Duam ligj të shëndoshë për armët”, tha nxënësja Dileni Tar, duke iu drejtuar gazetarëve.

Ajo tha se nxënësit kanë biseduar me disa deputetë, por nga ata kanë marrë përgjigje: “do të mendojmë për ju”, “kaq të fortë jeni, kaq të fuqishëm jeni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button