Kundërspin: Emri, mediumet dhe Bujar Osmani

Bujar Osmani në vend që te ju drejtohet mediumeve dhe opinioni se mospërfshirja e këtyre të fundit do të ishte kyçe për bisedimet, le t`ju drejtua personalisht – para së gjithash, Ahmetit dhe Grubit. Më pas le t’i qortoj, nëse dëshiron edhe Zoran Zaevin edhe Nikolla Dimitrov, dhe më pastaj le të debatoj me mediumet dhe opinionin. Diku në këtë mese, le t’i lexojë edhe dokumentet e OKB-së dhe Këshillit të Evropës.

 

Zëdhënësi i qeverisë së RM-së, Bujar Osmani, dha deklaratë për opinionin të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente dhe të vërtetë të shtrembëruar:

Spin: Kryesore për suksesin e këtij procesi është që debati të mos zhvillohet përmes mediumeve. Kjo vlen edhe për miq tanë grek edhe për përfaqësuesit tanë.Debati në mediumet nuk do t’i ndihmojë në asnjë mënyrë procesit. Për këtë duhet të në thelb të kemi disa pajtueshmëri, atëherë mund të dalim në opinion dhe të kërkojmë mendimin e qytetarëve si edhe të shtresave tjera të shoqërisë.  

[Burimi: MKD.mk- Osmani propozon debat…, data: 15.02.2018]

Kundërspin: Zëvendëskryeministri Osmani dha deklaratë në lidhje me negociatat/bisedimet për problemin me emrin në Republikën e Maqedonisë të cilat zhvillohen me Greqinë, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente, për të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin për tre arsye:

Arsyeja e parë është se opinioni ka të drejtë të dijë! Ky princip demokratik, që të mos shkojmë shekuj pas, për herë të parë është vendosur si e drejtë universale e njeriut me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara të miratuar që në vitin 1948, ndërsa më pas edhe i vlerësuar:

Neni 19

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Kjo deklaratë, si edhe neni i 10 prej Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, përmes Kushtetutës së RM-së dhe ligjeve, janë pjesë përbërëse e jetë ligjore dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve të Maqedonisë. Prej këtu, Osmani nuk ka të drejtë, edhe nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë i shkyç mediumet dhe opinion prej çfarëdo pyetje politike, veçanërisht nëse ka të bëj me pyetjen e cila përfshinë të gjithë opinion në vend.

Arsyeja e dytë është se deri te informacionet, të cilat i marrin mediumet dhe opinioni si dhe debati i cili zhvillohet më pas, nuk mund të arrihet nëse ato nuk ndahen prej politikanëve të cilët zhvillojnë bisedimet ose prej rrethit më të ngushtë i pjesëmarrës në procesin e negociatave. Nëse ata japin informacione të sakta ose servojnë informacionet “të rreme”, të cilat duhet të shërbejnë si provë nëse një vendim i caktuar “kalon” në opinion – dhe kjo është punë e cila së pari varet prej atyre që e shpërndajnë informacionin, dhe më pas prej aftësive të ekipeve redaktuese në mediumet të cilët “do të gëlltisin” ose jo një lajm të caktuar.

Shembull numër një është deklarata e ambasadorit Vasko Naumovski, negocius i deritanishëm, i cili menjëherë pas takimit të fundit me Metju Nimic dha deklaratë se propozimet e caktuara janë nënçmuese. Shembulli i dytë janë shkrimet në mediumet greke ose shqiptare, të cilët thirren në burime anonime të mirëdrejtuara, vërtetësia e të cilave më vonë u konfirmua nga ana e politikanëve grekë, të cilat më pas u transmetuan te ne. Shembulli i tretë janë deklaratat e dhëna në konferenca për shtyp këtu ose në Selanik ose në Athinë, pas takimeve të politikanëve tanë me ato grek, përfshirë këtu edhe vet Osmanin.

Nëse thuhet diçka në ato konferenca për shtyp, siç mendon Osmani se “negociatat nuk zhvillohet në mediume dhe në opinion? Atëherë më së miri do të ishte që aspak të mos ketë konferenca për shtyp ose ndonjë deklaratë për opinionin pas çdo takimi. Do të thotë se, arsyeja e parë se përse nxirren informacionet në opinion, janë vetëm politikanët ose negociatorët e rrathëve të brendshëm.

Dhe kur Osmani vlerëson në vija të përgjithshme, nuk është e tepër që kritikën e vet, ndoshta edhe si gjest të principit të vet, ta drejtojë ka politikanët e BDI-së, kryetarin Ali Ahmeti dhe në drejtim të shefit të kabinetit, Artan Grubi. Ahmeti, me qëllim apo pa qëllim, dëmton procesin e negociatave në deklaratën e tij se Maqedonia nuk ka emër, Grubi jep, deklaratë prej SHBA-ve se mbartë qëndrime deri te Nimic se çfarë ka qenë e mirë dhe çfarë jo në procesin negociatave ose dëmton jo më pak se Ahemti me deklartën se çështja e emrit tashmë është zgjedhur.

Për këtë Osmani në vend që të ju drejtohet mediumeve dhe opinionit se bisedimet nuk do të kenë sukses nëse ato zhvillohen përmes debatit ose informacioneve të publikuara, le të ju drejtohet personalisht – parasë gjithash Ahmetit dhe Grubit, dhe më pas nëse dëshiron le të qortojë, edhe Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin dhe të debatoj se përse mediumet nuk duhet të interesohen për zhvillimin e bisedimeve.

Dhe e treta – nëse ndonjë proces negociatave do të ketë sukses ose jo, pothuajse asnjëherë nuk varet prej mediumeve.

Ndërmjetësuesit janë ato të cilët bartin ose jo vullnetin e mirë për sukses të bisedimeve, ata janë ato të cilët kanë ose nuk kanë kapacitet ose kreativitet të zbatojnë të gjitha pikat për një vendim të pranueshëm dhe ata janë ato të cilët ose kanë kapacitet ose që të sqarojnë leverdinë e vendimit të pranuar dhe të arrirë për të gjithë shtetin. Sado që të ketë mediume me qëllim të keq ose rrathë të tjerë, siç do të thoshte Osmani, gjë në të cilën nuk dyshojmë se nuk ka të drejtë, ato janë të pafuqishëm.

Opinioni, është simbioza të cilën e përbëjnë mediumet dhe qytetarët, nuk është as injorant, as budalla. Ai është i mirinformuar ose jo dhe mbi baza të informacioneve të cilat disponojnë, nga të cilat edhe japin gjykime. Fundja, njëjtë si në zgjedhje kur i zgjedhin qytetarët, mes të cilëve është edhe Bujar Osmani.

Burimi: Vërtetëmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button