Dua Lipa është këngëtarja më e mirë britanike e vitit (VIDEO)

Dua Lipa e ka fituar çmimin e parë në ceremoninë e sivjetme të Brit Awards.

Çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikor ishte çmimi për Këngëtaren më të mirë britanike dhe atë e fitoi këngëtarja shqiptare, transmeton Telegrafi.

Në fjalimin e saj, ajo i ka falënderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjet.

Për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.

Dua konkurron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.

Albumi britanik i vitit, Shpërthimi britanik, Kënga më e mirë britanike e vitit dhe Videoklipi më i mirë britanik i vitit – janë kategoritë tjera ku shpresojmë që të fitojë këngëtarja shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button