Bien temperaturat, bëni gati xhaketat

Sot në Maqedoni do të mbajë mot i freskët dhe me vranësira. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu gjatë orëve të pasdites, si dhe në mbrëmje.

Për 24 orë pritet të ketë reshje për mbi 30 l/m2, ndërsa në qytetet juglindore mbi 50 l/m2. Temperaturat ditore do të bien në mënyrë të dukshme dhe do të fryjë erë mesatare në drejtim juglindor.

Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 21 gradë Celsius./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button