Evropën e presin kushte ekstreme të motit

Shkencëtarët nga universiteti Njukasëll paralajmërojnë se moti në Evropë do të bëhet akoma më ekstrem.

Siç publikoi sot “Skaj njuz”, shkencëtarët parashikojnë se në dekadat e ardhshme Evropën e presion numër i madh i valëve të nxehta, shumë më tepër thatësi, por edhe vërshime të mëdha.

Parisi, i cili paradokohe ishte i përfshirë nga përmbytje të mëdha, nuk do të jetë qyteti i vetëm evropian, i cili do të jetë nën ujë. Parashikohet se madje 85 për qind e qyteteve në Britaninë e Madhe deri në vitin 2051 mund të goditen nga vërshime si ajo në Paris.

Германија поплави

Përmbytjet do të mund të përfshijnë Londrën, por më i rrezikuar në të ardhmen do të jetë Dublini.

Sipas shkencëtarëve, Athina, Roma, Praga dhe Stokholmi do të goditen me valë të ngrohta.

Thatësirat do t’i godasin Lisbonën, Madridin, ndërsa e gjithë kjo mund të ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike.

Жештини

Po qe se diçka drastike nuk ndryshon, shkencëtarët thonë se disa qytete evropiane mund të bëhen të panjohur, ndërsa disa pjesë të Evropës mund të bëhen pa kushte elementare për jetesë.

Shkencëtarët theksojnë se nëse zvogëlohet emisioni i gazrave që e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë, sidomos të dioksid karbonit, mund të zvogëlohet ndikimi i tyre mbi mjedisin jetësor në të ardhmen, por njerëzimi gjithsesi mund të jetë i gatshëm për ndikimin e tyre dhe t’i përgatis qytetet të jenë më rezistent ndaj vërshimeve dhe thatësirave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button