Deputeti Arnaudov dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët” Damovski dhe Ilievski do të dalin nga burgu

Organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski dhe deputeti Luben Arnaudov do të dalin nga burgu i Shkupit pasi që Gjykata e Apelit ua pranoi ankesat dhe ua ndërroi masën e paraburgimit në arrest shtëpiak si dhe do t’ju merren pasaportat, konfirmuan për “Telma”-n nga gjykata, transmeton Portalb.mk.

Damovski, Ilievski dhe Arnaudov janë mes 35 të dyshuarve për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar.

Përveç këtyre treve, Gjykata e Apelit u përcaktoi arrest shtëpiak dhe marrje të pasaportave Jane Çentos, Ivan Cvetanovskit, i cili ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe Oliver Radullovit nga DSK-ja.

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Apelit vendosi që ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitke Çavkov të mbetet në paraburgim, deputeti Johan Tarçullovski në arrest shtëpiak, ndërsa nuk janë pranuar ankesat e Goran Angellovskit, Ilija Sllaveskit, Sasho Markovskit dhe Vilijam Mihajllovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button