Mançevski: nuk paralajmëroj sistematizim të administratorëve që qëndrojnë në shtëpi

“Nuk paralajmëroj zgjidhje të shpejtë të problemit të sistemimit të administratorëve”, kështu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve: “Çfarë do të ndodhë me administratorët që qëndrojnë në shtëpi e marrin paga?”, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski gjatë prezantimit të Strategjisë për reforma në administratë, raporton Portalb.mk.

Duke e pasur parasysh se sistemimi i administratorëve ka qenë i nevojshëm dhe i rekomanduar në raporte ndërkombëtare, Damjan Mançevski tha se tash ka gatishmëri politike që kjo të jetë e realizueshme në të ardhmen.

“Tash ka vullnet nga të gjithë partnerët koalicionues në Qeveri”, tha Mançevski.

Megjithatë, ministri Mançevski paralajmëroi se që të kemi sistematizim të administratorëve, do të bëhet ndryshim i katër ligjeve.

“Ajo çfarë u bë deri më tash është se kemi bërë intervenim amendamentesh në pjesë e ligjit të nëpunësve shtetëror. Kjo ka përfunduar në Kuvend. Dje në Kuvend ka nisur procedura për ndryshimin e katër ligjeve me propozim të deputetëve. Ata do të sistemohen edhe në shkolla, edhe në qendra rehabilituese, aty ku ka vende të lira në pajtueshmëri me arsimimin e tyre. Jemi në fazë finale bashkërisht me sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Mançevski.

Nevoja për sistematizim të administratorëve erdhi pasi që u konstatua se “sektori i administratës publike në Maqedoni është i stërngarkuar dhe i partizuar”, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës nuk ka një analizë se a kemi stërngarkim të administratës dhe a duhet të bëhet sistematizimi i administratorëve. E njëjta nuk parashihet as me propozim-ligjin e ri të administratorëve.

Në lidhje me analizën funksionale, siç paralajmëroi ministri Mançevski tha se faza e farë ka përfunduar, kurse në vijim është faza e dytë në të cilën do të vërehet se cili lloj i kuadrit mungon në sektorin e administratës publike. Me analizën parashihet të dëshmohet edhe se a është ose jo i nevojshëm largimi i të punësuarve.

Shkurtimi dhe reformimi i administratës në Maqedoni, çfarë kërkon BE e çfarë bën Maqedonia?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button