Rona Nishliu tregon fuqinë e vokalit në provën e parë (VIDEO)

Këngëtarja e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2012 që po mbahet në Baku të Azerbaixhanit, Rona Nishliu, ka treguar fuqinë e saj të jashtëzakonshme interpretuese që në provën e parë, duke paralajmëruar të gjithë para netëve vendimtare.

Nga ajo që kemi mundur të shohim në provën e parë, mund të presim një Ronë shumë atraktive, të qetë e para së gjithash mjaft romantike në performancën e saj para publikut europian.

Ajo në provën e parë është paraqitur e vetmuar në skenë, me LED monitorët të gjithë të ndalur dhe me drita të lehta ngjyra të kuqe.

Vokali i saj është vlerësuar mjaft bindës dhe profesional, duke marrë parasysh se kënga është dramatike dhe me tekst në gjuhën shqipe, teksa nuk është paraqitur fare nevoja për vokalistë mbështetës në skenë, pasi këtë punë e bën vet Rona si rallë ndonjë interpretues tjetër./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button