Plazhi i Shëngjinit, gati për të pritur pushuesit

Plazhi i Shëngjinit ka nisur të pastrohet nga mbeturinat e ndryshme të krijuara si pasojë e baticave të detit, kjo si një domosdoshmëri duke parë interesimin e pushuesve të ndryshëm drejt këtij plazhi. Për të siguruar një ambient të pastër, administrata vendore ka bashkëpunuar me institucionet e arsimit, duke ndërmarre aksione për largimin e mbetjeve nga kjo zonë.

Sezoni turistik ka nisur më herët këtë vit në plazhin e Shëngjinit, ndërsa frekuentohet masivisht në fundjavë nga pushues të ardhur nga Kosova. Ky interesim për Shëngjinin ka ardhur si pasojë e shërbimeve që janë rritur ndjeshëm si edhe pastërtisë që ka karakterizuar zonën që në sezonin e shkuar. Edhe këtë vit pretendohet për një Shëngjin tepër konkurrues, fakt që ka nisur të japë ndikim që në fillim të muajit maj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button