Aleanca për Shqiptarët kërkon të shpallet i pavlefshëm programi vjetor i Ministrisë së Kulturës

Departamenti i Kulturës i Aleancës për Shqiptarët ka kërkuar të shpallet i pavlefshëm programi vjetor i Ministrisë së Kulturës, pasi që ka shumë anomali, raporton Portalb.mk.

“Kjo ndarje e buxhetit është skandaloze, kërkojmë nga Ministria e Kulturës që programin vjetor ta shpall të pavlefshëm, ndërkaq anëtarët e komisionit të zgjidhen nga shoqëria civile, të mos jenë të ngjyrosur politikisht dhe të mos ketë kuantitet, por kualitet”, tha Elmir Sejfullai nga Aleanca për Shqiptarët.

Ai tha se ky program ka nxjerrë në sipërfaqen një sërë të anomalive, në lidhje me ndarjen e buxhetit, ku sipas tyre, ata që kanë pasur shoqata të mirëfillta kanë marrë më pak financa se sa siç tha ai, shoqatat që janë formuar brenda natës.

“Ne Departamenti i Kulturës, kemi kontaktuar me artistë të drejtimeve të ndryshme artistike, dhe përshtypjet e përgjithshme është se edhe këtë vit mjetet e taksapaguesve shqiptarë, kanë shkuar te shoqatat politikisht të pranueshme për partitë në pushtet. Gjithashtu, vërehet se komisionet e krijuara as për së afërmi nuk e kanë kryer punën e tyre dhe këtë e kanë nxjerrë edhe gazetarët me hulumtimet e tyre. Gazetarët nxorën në pah nepotizmin, shoqatat e krijuara brenda natës pa asnjë projekt të realizuar paraprakisht, të cilët kanë marrë buxhet sikur të kenë një portofol të majme, ndërkaq nga ana tjetër shoqatat që janë dëshmuar me projekte, kanë marrë shuma qesharake”, tha Sejfullai, transmeton Portalb.mk.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk kanë reaguar deri më tani, duke e pasur parasysh se kanë kaluar mbi 10 ditë që kur është shpallur programi, Sejfullai  tha se, “departamenti i Kulturës në Aleancën për Shqiptarët është i përbërë nga artistë, të cilët nuk kanë afinitete të gazetarëve”.

Ndryshe, shumë janë përfolur në opinion “skandalet” me programin e Ministrisë së Kulturës. Krahas shumave të vogla që u dhanë për projekte të mëdha, dhe parave të shumta për artistë të mitur, ata dhanë dhjetëra mijëra euro edhe për shoqatë artistësh që nuk ka as objekt se ku do të zhvillojë aktivitetet e projekteve të fituara nga kjo Ministri. Në pamundësi të parandalimit të gabimeve, Ministria e Kulturës doli me reagim, nga ku kërkoi që të lajmërohen parregullsitë në lidhje me programin vjetor kulturor.

“Shefi i kabinetit të sekretarit i ka marrë 660 mijë denarë nga Ministria e Kulturës”, ja çfarë thotë Aziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button