Të punësuarit e Arkivit Shtetëror dërguan peticion te kryeministri Zaev për t’u kthyer në ndërtesën e vjetër

Të punësuarit e Arkivit Shtetëror dhe të Institutit të Historisë Nacionale nënshkruan peticion për t’u kthyer në ndërtesën e vjetër për të punuar, peticionin e nënshkruar e kanë dërguar të kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Peticioni është nënshkruar nga të gjithë të punësuarit në Arkivin Shtetëror si dhe nga të punësuarit e Institutin të Historisë Nacionale”, thuhet në njoftim.

Përveç peticionit, ato kanë dërguar edhe letër te kryeministri i Maqedonisë në të cilën e arsyetojnë në mënyrë të detajuar kërkesën e tyre.

“Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë është një nga institucionet e rralla që është zhvendosur në ndërtesë të re të ndërtuar sipas të gjitha standardeve botërore për veprimtari të arkivit. Për shkak rëndësisë që e ka, Arkivi është zhvendosur në zonën e intelektualëve në Shkup. Por,  rreth ndërtesës së vjetër të Arkivit ekzistonte zonë e sigurt, kishte sigurim të jashtëm dhe të brendshëm, parking dhe vend për automjetet e mëdha. Ndërsa, për fat të keq në Arkivin e ri kemi ardhur në gjendje ku nuk mund ta kryejmë veprimtarinë bazë. Domethënë, në kuadër të projektit “Shkupi 2014” janë ndërtuar disa objekte administrative në të cilat janë zhvendosur organet shtetërore dhe objektet administrative që nuk kanë hapësirë administrativ. Për dallim nga kjo, Arkivit Shtetëror i është marrë ndërtesa e vjetër, me vendim të pushtetit paraprak të Republikës së Maqedonisë, nr. 41-874/1 nga 21-02-2012, të publikuar në “Gazetën Zyrtare”të Republikës së Maqedonisë nr. 32/2012 dhe Arkivi u zhvendos në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë (kati i 6 dhe 7).  Tashmë katër vite ndërtesa e njohur e Arkivit Shtetëror qëndron e zbrazët, ndërsa këtu Arkivi mezi funksionon me kushte të pa përshtatshme për veprimtari.

Gjendja e tanishme e Arkivit Shtetëror

Hapësirat e ndërtesës së re janë në kundërshtim me standardet botërore. Nga viti 2014, kur Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë u zhvendos në objektin e ri të Muzeut Arkeologjik, institucioni ynë punon në kushte të jo standarde, si për të punësuarit, ashtu edhe për materialin e arkivit, por edhe për shfrytëzuesit për të njëjtët, por që të margjinalizohet funksioni i Arkivit – të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ai duhet të kthehet në ndërtesën e vjetër”, thuhet mes të tjerash në letrën e dërguar nga Arkivi te kryeministri, Zoran Zaev.

70 milionë dokumente të Arkivit të Maqedonisë të rrezikuara nga uji që ka vërshuar objektin (VIDEO)

Materiali arkivor në Arkivin shtetëror nuk është dëmtuar, tregoi inspektimi i komisionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button