Çfarë dite në Angli, në fund City kampion

Në xhiron e fundit të kampionatit anglez të futbollit, në të cilën u vendos kampioni i sivjetëm në futboll, Manchester City priti në shtëpi ekipin e QPR, ndërsa United udhëtoi në Sunderland.

Para fillimit të kësaj xhiroje të dy ekipet kishin pikë të barabarta, me atë se City kishte golaverazh më të mirë, dhe në rast se të dy ekipe përfundonin me pikë të njëjta, përparësi kishte City.
Dita filloi ashtu siç pritej. Në minutën e 20 United kalon në avantazh me golin e Wayne Rooney. Disa minuta më vonë, në minutën e 39 të ndeshjes, edhe Manchester City justifikon statusin favorit, duke avancuar 1-0 përmes Zabaletas. Me këto rezultate përfunduan pjesët e para. Por befasia ndodhi në pjesën e dytë. Që në fillim, në minutën e tretë të pjesës së dytë, QPR barazon rezultatin në Manchester, përmes Cisse. Dhe përderisa United rutinisht kontrollon ndeshjen, vazhdojnë “trazirat” në ndeshjen tjetër. Së pari me karton të kuq ndëshkohet lojtari i QPR, Barton. Dhe kur të gjithë mendonin se tani është gjithçka e lehtë për vendasit, në minutën e 66 Mackie sjell në avantazh mysafirët. Por, kur të gjithë menduan se kampion është Manchester United, i cili edhe më tej udhëhiqte me 1-0, City bën mrrekullinë. Ata shënuan dy gola në minutat shtesë të ndeshjes, së pari Xheko barazoi rezultatin në 2-2, e më vonë Aguero shënoi për fitore të City-t, duke i sjellur kështu titullin e tretë kampion të Anglisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button