Gardhi i Urës së hekurt pranë Qendrës Tregtare në Shkup ngjitet me bankënota prej 100 euro

Një grup të rinjsh sot rreth dy orë kanë ngjitur bankënota të rrejshme prej 100 euro në gardhin e Urës së hekurt në Shkup, dhe përsëri nuk arritën të harxhojnë një milion. Me këtë të rinjtë u treguan qeverisë se edhe po ta bëjnë gardhin me bankënota reale, prapëseprapë nuk do të kushton 1.700.000 euro, sa ata kanë planifikuar.

Që të kursehen këto para, ose së paku të shkojnë në duart e popullit të papunë, ata kanë propozuar një gardh prej njerëzve të gjallë. Të kapur për dore prezantuan se si do të dukej ky gardh origjinal dhe i vetëm në botë. Gardh që luan dhe këndon, gardh që mund të punësojë 200 njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button