Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut, në disa vende më të larta dhe në viset malore reshje të dëborës. Do të fryjë erë juglindore. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore të vendit, veçanërisht pasdite dhe në orët e mbrëmjes.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 10 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri tetë gradë.

Më shumë reshje priten të enjten paradite kur lokalisht pritet të reshin mbi 25l/m2, ndërsa shtresa e dëborës në viset malore dukshëm do të rritet. Deri të premten do të fryjë erë mesatare juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button