Sergej Llavrov për vizitë në Slloveni dhe Serbi

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov sot do të qëndrojë për vizitë në Slloveni dhe Serbi.

Llavrov në Lubjanë do të ketë takime me kreun shtetëror slloven dhe do të nënshkruajë memorandum për themelim të Qendrës ndërkombëtare të Luftës së Dytë Botërore, pas çka sonte do të arrijë në Beograd.

Vizita e ministrit rus të Punëve të Jashtme në Beograd po realizohet me ftesë të shefit të diplomacisë[ serbe, Ivica Daçiq me rastin e shënimit të 180 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Serbisë dhe Rusisë.

Gjatë vizitës dyditëshe në Serbi, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Llavrov do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe shefin e diplomacisë, Ivica Daçiq, me të cilët do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë.

Лавров интервју БЕТА

Në prag të vizitës në Beograd, Llavrov deklaroi se Moska nuk e kundërshton afrimin e Serbisë dhe të vendeve të rajonit në BE, por edhe se zgjedhja të cilën Brukseli e vendosë para vendeve kandidate – ose Rusia ose Perëndimi – është politikë e gabuar.

Llavrov vlerësoi se Perëndimi e ka shkelur “marrëveshjen e zotërinjëve” për mospërhapjen e NATO-s drejt kufijve rusë, lojë në të cilën tërhiqet edhe Ballkani, ndërsa në atë kontekst u përmend edhe Maqedonia dhe aspiratat e saj për hyrje në NATOI.

Ai theksoi se Rusia është e interesuar për “ruajtjen e lidhjeve historike, shpirtërore, kulturore me miqtë në Ballkan”, duke shtuar se Moska do ta pranojë cilën do zgjidhje që do ta arrijnë Beogradi dhe Prishtina.

Sipas Llavrov, Rusia nuk heqë dorë nga qëllimi për t’u zgjidhur problemi me statusin diplomatik të Qendrës humanitare në Nish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button