Një zbulim shkencor impresionues: provohet ekzistenca e ujit “supersonik” në planete të tjera

Një formë e re uji që është në të njëjtën kohë edhe lëng edhe i ngurtë dhe ka një strukturë kimike shumë ndryshe nga ai që njohim në tokë dhe ekziston vetëm në kufijtë e sistemit diellor, ndoshta në Uran ose Neptun. Zbulimi i publikuar në revistën “Nature Physics” u realizua në Amerikë nga “Lawrence Livermore National Laboratory” dhe nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley duke konfirmuar kështu një hipotezë të bërë nga studime italiane para 20 vitesh.

Ekzistenca e një forme të ngjashme u hipotitetizua  për herë të parë në vitet 80 dhe u përshkrua në vitin 1999 në revistën “Science” nga një grup shkencëtarësh të shkollës ndërkombëtare të studimeve të avancuara, Sissa dhe nga qendra ndërkombëtare e fizikës teorike, (Ictp) të dy në Trieste.

Forma e re e ujit quhet “supersonike” dhe molekulat  e tij janë të përbëra nga dy atome hidrogjen të lidhur dhe një atom oksigjen me një strukturë në formën “V”. Shkencëtarët amerikanë arritën të prodhojnë në laborator kushtet ekstreme me presion dhe temperatura të larta, në të cilat ujit prezantohet në këtë formë të veçantë.

Nga njëra anë nxehtësia i dobëson lidhjet mes oksigjenit dhe hidrogjenit, nga ana tjetër presionet e larta bllokojnë oksigjenin në një lidhje kristaline, pra të ngurtë, ndërsa atomet e hidrogjenit mund të lëvizin në hapsirat e ndërmjetme. Në këtë gjendje të veçantë uji sillet si përcjellës dhe nëse do të ishte e thjeshtë ta merrnim, mund të shndrrohej në një bateri ideale. Mund të jetë shumë e zakonshme në planete të pasura me ujë si Urani ose Neptuni dhe përfundimet e fundit mund të ndihmojnë për ta studiuar. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button