Moda, fustanet e gjatë i pëlqejnë edhe atij!

Me afrimin e stinës së ngrohtë e të bukur të pranverës, mundësit për të veshur një fustan të gjatë janë akoma më të shumta. Ato janë të favorshëm për ceremoni të të gjitha llojeve si dasma, party, ditëlindje, festë diplomimi etj., për të mos përmendur fatin se janë shumë të përdorur edhe për një shëtitje në breg të detit. Prandaj çfarë do të ishte më mirë se sa një fustan i gjatë për t’u ndjerë bukur e seksi?

Dantella është zgjedhja e duhur për ata që duan të ndjehen seksi edhe me një fustan të gjatë. E bardhë ose e zezë, nuk prish punë, por kini kujdes me format fizike sepse me një fustan të tillë nuk mund të mashtrosh.

Nëse fustani i gjatë do të jetë zgjedhja juaj për një dalje në darkë apo për në një ceremoni, atëhere do të ishte më i përshtatshëm një fustan i ngushtë me pjesën e shpinës të hapur. Në këtë mënyrë do të dukeni më shumë se sa elegante.

  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button