„Shkup-Bllacë“ nuk do ta ndjek dinamikën e autostradës “Arbër Xhaferi”

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, para dy muajve në Prishtinë dha premtim në formë të deklaratës e cila prej perspektivës së sotme është jokonsekuente:

Shpresojë që së shpejti do të përfundojmë autostradën Shkup-Prishtinë. Insistojmë që pjesa Shkup-Bllacë, me gjatësi prej 12.5 km, të ndjek dinamikën e punëve të pjesës prej Prishtinës deri në kufi. 

[Burimi: Ueb-faqja e Qeverisë së RM, data: 12.12.2017]

 

ARSYETIM:

Kryeministri Zoran Zaev këtë deklaratën e ka dhënë në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimeve të përbashkëta me biznismenët e Kosovës të cilëve u janë drejtuar. Edhe pas takimit me Haradinajn, në konferencë për shtyp me gazetarët në lidhje me autostradën Shkup-Bllacë, Zaev dha një deklaratë të ngjashme:

Në emër të qytetarëve, dhe në veçanti të biznismenëve në Republikën e Maqedonisë, në takim me kryeministrin Haradijan transmetova porosinë për bashkëpunim intesiv ekonomik dhe rritje të vëllimit të tregtisë në mesin e vendeve fqinje. 

U akorduam se është e nevojshme që të përmirësojmë infrastrukturën e cila na lidh. Nga ana jonë, shprehëm gatishmëri që të vazhdojmë me ndërtimin e pjesës së autostradës Bllacë-Shkup. 

Përse deklarata/premtimi prej perspektivës së tanishme është jokonsekuente? Vetëm para një dite, me 14.02.208 Qeveria e RM-së në ueb faqen e vet publikoi dy informacione – një të seancës së 54 të Qeverisë dhe dy, prej takimit të dytë të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Kosovës për Sipërmarrje dhe Informacion, Besim Beçaj. 

Dhe në të dy informacionet vërtetohet se autostrada deri në Bllace, me gjatësi prej 12-13 km (ka informacione të ndryshime rreth kësaj gjatësie), do te ndërtohet jo më shumë se 4 vite:

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për zhvillim të aktiviteteve në realizimin e Planit Aksionar për projektin “Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë” me plan që punët të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe të përfundojnë në fund të vitit 2022 (Kumtesa e 54 e seancës së Qeverisë).

Nga ana tjetër, autostrada prej Prishtinës deri në kufi me Maqedoninë me gjatësi prej 60 kilomterash, e cila zyrtarisht do të quhet “Arben Xhaferi” sipas lideri të dikurshëm të PDSH-së, do të përfundojë deri në fund të vitit 2018. Edhe pse në këtë pjesë akoma duhet të përfundojnë disa elemente, dhe dëshmitarët të cilët rregullisht qarkullojnë, burimet zyrtare njoftojnë se deri në fund të vitit 2018 do të përfundojnë punët ndërtimore të cilat kanë filluar në korrik të vitit 2014:

Ela Ruçi, zëdhënësja e konsorciumit turko-amerikan “Behtell-Enka”, kompania për ndërtimin e kësaj rruge thotë se, punë për këtë autostradë zhvillohet sipas dinamikës që është paraparë në marrëveshje.

 Puna zhvillohet sipas programit të definuar prej më parë me Ministrinë për Infrastrukturës, me të cilën u pajtuam se ceremonia për hapjen, gjegjësisht përfundimi i punëve ndërtuese do të jetë në fund të vitit 2018″. (Deklaroi Ruçi për REL, transmeton Portalb)

Duke hetuar për kohëzgjatjen për ndërtimin për rrugën Bllace-Shkup, mund të arrihet deri te të dhënat në vazhdim: vendimi për autostradën është menduar para më shumë viteve, ndërsa premtimi është që prej viteve 2013-2014 prej Qeverisë paraprake të Nikolla Gruevskit kur deklaroi se kërkohet koncesionar për këtë autostradë.

Këtë vit pritet që të shkruhet thirrja për koncesioner të autostradat Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. 

Në debatin në “Top Tema në anën tuaj” në TV Tellma, ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski tash vonë deklaroi se ka pasur probleme me projektin paraprak të autostradës, i cili ka hyrë edhe në zonën industriale dhe në zonën e varrezave.

Lëshime të dukshme ka që në konstruktimin e projektit. Edhe për këtë kur më është parashtruar pyetja për Shkup-Bllacë, kur do të jetë gati, unë them – ne aty bëjmë projektim, sepse një pjesë hynë në zonën e Vizbegovës, hynë në varreza…Dhe këtë duhet ta bëjmë me riprojektim.  Ja, siguruam ata prej miliona eruosh, që të riprojektohet, që kur të vjen puna deri te realizimi, situata të jetë e pastruar me ato 13 kilometra….Riprojektimi do të zgjas deri në shtator ose tetor (2018) që të mund më pas të shpallim tender, ne të cilin do të paraqiten edhe kompani ndërkombëtare, që menjëherë pas atij tenderi të fillojë ndërtimi. (rreth minutës 9 dhe rreth minutës 20 të bisedës)

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara, planer aksionare dhe informacionet, është totalisht e qartë se planet e deritanishme të kompetentëve janë se autostrada do të ndërtohet jo më pak se 4 vite – aktivitete e tanishme për riprojektim në vitin 2018, më pas shpallja e tenderit, fillimi i punëve në gjysmën e dytë të vitit 2019, deri në përfundim të tyre, nëse gjithçka rrjedh siç duhet “në përfundim të vitit 2022”.

Për shkak të këtyre argumenteve, është totalisht e qartë se dinamika e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë nuk mund të ndjek dinamikën e punëve të autostradës “Arben Xhaferi”, prandaj, prej këtu, deklaratë/premtimin e kryeministrit Zoran Zaev dhënë në Prishtinë para dy muajsh e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button