Kuvendi i solli ndyshimet për Ligjin për mbrojtje të informatorëve

Pas zgjidhjes së tre nënkryetarëve të Kuvendit, në kuadër të seancës së sotme të 34-të u sollën ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të informatorëve, për të cilin votuan 62 deputetë, përcjell Portalb.mk.

Në seancën e sotme kuvendore u sollën edhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për avokatin e popullit, të Kodit Penal, të Ligjit për ndërtim, plotësime të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe për Ligjin për Drejtorinë për të ardhurat publike, me procedurë të shkurtuar dhe ligje tjera, ratifikime dhe interpretime autentike.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së i bojkotuan seancat plenare të Kuvendit dhe nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button