Rrufeja mbyti një plakë në Probishtip

Në një fshat të Probishtipit nga goditja e rrufesë humbi jetën Suzana Toshiq e lindur në vitin 1964. Sipas MPB-së, trupi i pajetë i Toshiq është gjetur sot në mëngjes rreth orës nëntë në një lendinë ku ka nxjerrë në kullotë bagëtinë.

Në Probishtip mbrëmë ka pasur rrufe të fuqishme ndërsa Toshiq nuk është kthyer në shtëpi. Familjarët e kanë paraqitur zhdukjen e saj në polici dhe ajo është gjetur këtë mëngjes nga policia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button