Ivanov në Ankara: Turqia është mik i madh i Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, mbajti një konferencë të përbashkët të shtypit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Ivanov theksoi se Maqedonia kultivon marrëdhënie tradicionalisht miqësore me Turqinë.

“Me këtë vizitë zyrtare edhe njëherë u konfirmua fakti se ju jeni mik i madh i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Republika e Maqedonisë kultivon marrëdhënie tradicionalisht miqësore me Republikën e Turqisë dhe dinamika e takimeve tona është dëshmi për miqësinë tonë dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë që e kemi si dy vende dhe si dy popuj”, theksoi Ivanov.

Ivanov shtoi se me presidentin e Turqisë Erdoğan kanë biseduar për çështje të brendshme politike të të dyja vendeve për gjendjet aktuale në rajon, por edhe për çështje me interes të jashtëm politik të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button