Memedi, Tashevsa-Remensi dhe Misovski zgjedhen për nënkryetarë të Parlamentit

Deputetët në seancën e sotme i përzgjodhën tre nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë- Goran Misovski, Frosina Teshevska Remenski dhe Vesel Memedi.

Për nënkryetarë të Kuvendit ata u propozuan me nënshkrimet e nga 20 kolegëve të tyre nga grupet e LSDM-së dhe të BDI-së.

Zgjedhja e Misovskit, Tashevka Remenskit dhe Memedit kaloi pa diskutim. Votimi i deputetëve për nënkryetarë ishte individualisht, ndërsa ata ishin zgjedhur me nga 61 vota “për” dhe një “i përmbajtur” dhe pa asnjë votë “kundër”.

Pas zgjedhjes Misovski, Tashevska Remenski dhe Memedi dhanë deklarata solemne. Mickovski është deputetet i PRSD pjesë e koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, Tashevska Remenski është nga LSDM-ja, ndërsa Vesel Memedi nga RDK-ja e që u bë deputet me koalicionin e kryesuar nga Aleanca për Shqiptarët.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mori pjesë në seancën e 34-t plenare në Kuvend.

Paraprakisht, në kuadër të seancës së 12-të në janar  të këtij viti deputetët në propozim të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi votoi vendim që Parlamenti të ketë pesë nënkryetarë. Tre të jenë në propozim të shumicës qeveritare , ndërsa dy vende për opozitën gjegjësisht për VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen BESA. VMRO-DPMNE-ja opozitare  e kundërshtoi këtë propozim duke theksuar se ky vendim është që të kënaqen dëshirat dhe nevojat e partive qeveritare dhe se pesë nënkryetarët e Parlamentit do të thotë vetëm një ngarkesë shtesë financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button