Maqedonia e Bosnja ndahen me barazim

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë luajti pa gola 0:0 në ndeshjen e parë kontrolluese përballë Bosnje e Hercegovinës në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Shpresat e udhëhequra nga Goran Staniq luajtën ndeshje të mirë, dominuan posaçërisht në pjesën e dytë kur portieri boshnjak pengoi epërsi të Maqedonisë, ndërsa shtylla ishte gjithashtu aleat i mysafirëve.

Në pjesën e dytë mundësi të mira lëshuan Dauti dhe Todorovski, ndërsa BeH shansin më të mirë e lëshoi përmes Shariqit, goditjen e të cilit e kontrolloi Andov. Në vazhdim Maqedonia kishte dominim të plotë, krijuan disa shanse, mirëpo çudi në portë bënte Luka Kaçavenda, portieri i Vojvodinës që ndali në situata ballore Ersan Hajdarin dhe David Toshevskin, ndërsa bomba e Novevskit u ndal në traversë. Mundësinë e vetme në pjesën e dytë miqtë e kishin përmes Hasiqit.

MAQEDONIA: Matej Andov, George Jankullov, Alen Liçina, Emil Skoko, Bozhidar Mitrevski, Suad Jonuzi, Kire Trpçevski, Jeton Dauti, Ersan Hajdari, Dimitar Todorovski, Suhejl Muharem;

Në pankinë: Vidan Uka, Filip Xhamtovski, Aleksandar Gjurkovski, Kristijan Trpçevski, Vllada Novevski, Amar Kollashinac, Agon Elezi, Arbi Vosha, Kushtrim Tairi, David Toshevski dhe Xhemal Ibishi.

Seleksionues: Goran Staniq

BOSNJA E HERCEGOVINA: Luka Kaçavanda, Nemanja Nikoliq, Millosh Darabosh, Dragan Markoviq, Stefan Rankiq, Hamza Gigoviq, Armin Shariq, Ajdin Hasiq, Kristijan Staniq, Vedad Radonja, Emel Haliloviq;

Në pankinë: Balmin Dizdareviq, Belmin Ridad, Mate Çollak, Asim Muratoviq, Mirza Avdiçeviq, Ermin Kadriq, Zlatan Ramiq, Edin Mujiq, Brane Vistica, Edin Muratoviq dhe Sllobodan Tomiq.

Seleksionues: Toni Karaçiq

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP