Zbulohen kalendari dhe hieroglifët më të vjetër të majave

 Kalendari i shumëpërfolur i majave është gjetur në një shtëpi të lashtë në Guatemalë dhe nuk ofron ndonjë të dhënë se fundi i botës është i pashmangshëm, kanë bërë të ditur shkencëtarët.

Përkundrazi, një dhomë e ngjyrosur në kompleksin e banuar në Xutlun ishte mbase vendi ku shkruesit e qytetit kishin mbajtur shënime, duke gdhendur shkarravina llogaritjesh nëpër mure, në përpjekje për të gjetur “harmoninë ndërmjet ngjarjeve në qiell dhe ritualeve të shenjta”, thuhet në studimin e revistës shkencore “Science”, raporton Koha Ditore. 

Në momentin kur dhoma u zbulua, pjesa më e madhe e ndërtesës ishte në gjendje të keqe, por ishin të dukshme në mure disa qindra hieroglifë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe, si dhe disa piktura murale. Sipas hipotezës së studiuesve, dhoma mund të ketë shërbyer si një lloj zyre apo një hapësirë  pune për ndonjë të ashtuquajtur “shkrues” (ekuivalent i kronikanit të kohëve më të vona) pasi u vunë re llogaritje të mbajtura me një rregullsi të pazakontë.

Hieroglifët datojnë nga shekulli i nëntë, që do të thotë se janë me qindra vjet më të vjetra sesa kalendarët e kodekseve të majave, të cilat ishin shkruar nëpër libra me fletë të rrjepura nga viti 1300 deri 1521. Disa duket të jenë kalendarë diellorë 365-ditësh, disa të ciklit 584 ditësh të planetit Venera dhe cikli 780-ditësh i Marsit, tha arkeologu William Saturno, nga Universiteti i Bostonit, i cili drejtoi gërmimet dhe kërkimet./ portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button