Drejtori i Shtëpisë për Fëmijë “25 Maj” ka dhënë dorëheqje për shkaqe morale, ai vjen nga kuadri i VMRO-së

Drejtori i Shtëpisë për Fëmijë “25 Maj”, Stevço Sokollovski dje ka dhënë dorëheqje për shkaqe morale. Ai në atë pozitë ka ardhur nga kuadri i VMRO-DPMNE-së  që nga viti 2006, ai së pari është emëruar për ushtrues detyre si drejtor, ndërsa nga viti 2007 është drejtor i Institucionit, transmeton Portalb.mk.

Ai është vetëm një nga shumë drejtorë të vendosur nga koha e VMRO-DPMNE-së, dhe të cilët janë akoma në funksionet e tyre sepse nuk u ka skaduar afati.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja konsideron se nuk ka bazë ligjore për ndërrimin e tyre, por shpesh justifikohen se ata kanë mandat që nuk u ka skaduar. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov madje kërkoi edhe dëshmi nga profesorët të cilët kërkojnë ndërrimin e drejtorëve të vendosur nga pushteti paraprak sepse e kanë shkelur ligjin.

“Drejtori që dha dorëheqje nuk është vendosur vetë në funksion. Ai është emëruar dhe ata që e kanë vendosur dhe ato e kanë pasur patjetër të bëjnë mbykëqyrje në punën e tij dhe të reagojnë për veprimet jopërkatëse shumë më herët, para se të ndodhë tragjedia, gjegjësisht pasojat me vajzën 13-vjeçare”, tha Jovana Mirçevska në konferencën për shtyp para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ajo që ka ndodhur në këtë institucion, duhet të jetë alarm i mjaftueshëm që të hetohet puna e ish-drejtorëve të vendosur që nga koha e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare nga Shëpia për Fëmijë “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para pesë ditëve, por sot gazeta “Nezavisen” nga burime të Klinikës së Gjinekologjisë njoftoi se edhe dy vajza të tjera nga ky institucion kanë ngelur shtatzënë.

Nga Qendra për të Drejtat e Romëve informuan se me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Senda Salli nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve  për NOVA TV tha se prokurori i ka thënë se i është dhënë urdhër inspektorit kompetent nga Ministria e Punëve të Brendshme të kryejë hetim në Shtëpinë për fëmijë. Por, këtu ka përfunduar gjithçka.

Për ankthin që e ka përjetuar ajo vajzë, është informuar edhe Qendra e Punëve Sociale nga e cila është kërkuar ndihmë për ngritjen e padisë penale. Por, ato janë përgjigjur se nuk kanë konfirmuar asnjë çfarë përgjegjësie nga shtëpia “25 maj”.

“Në lidhje me kërkesën për fillimin e procedurës gjyqësore kundër kujdestarit të vajzës dhe kundër shtëpisë për fëmijë pa prindër: nuk ekziston veprim i parregullt nga ana e personave përgjegjës në shtëpinë “25 maj”, Butel , Shkup”.

Në gjakun e vajzës 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj” që është përdhunuar është gjetur drogë

Prokuroria Publike gjashtë muaj e ka ditur për rastin e abuzimit seksual ndaj 13-vjeçares nga shtëpia “25 Maj”

Qeveria: Vajza që e ka abortuar fëmijën në shtëpinë “25 Maj” është viktimë e tregtisë me njerëz

Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button