Lushnje, ekzekuton me breshëri plumbash ish-të dashurën dhe rivalin

Ekzekutoi me breshëri plumbash dy të rinj në Lushnje,shpallet në kërkim 32-vjecari. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në një lokal në Toshkëz të këtij rrethi, ndërsa Gazeta Shqiptare zbulon se shkak i vrasjes ishte xhelozia. 

Burime nga policia e Fierit srqarojnë se 32-vjecari Erjon Cjapi ka qëlluar për vdekje 27-vjecaren Rajmonda Sota, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie si dhe “rivalin” e tij, 24-vjecarin Marsel Cani. Autori është shpallur tashmë në kërkim. 

Policia sqaron se 32-vjecari nuk e ka “kapërdirë” dot lidhjen e 27-vjecares me një mashkull tjetër, duke ndërmarrë kështu edhe krimin e rëndë. 

Ai ka qëllur me 3 plumba në drejtim të ish-të dashurës, e cila punonte si banakiere në lokalin e fshatit, e më pas ka derdhur plot 5 plumba mbi 24-vjecarin Cani. 

Ekspertët deklarojnë se 32-vjecari disa orë para vrasjes kishte shkuar në lokal dhe kishte debater me 24-vjecarin, duke e akuzuar se i kishte marrë të dashurën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button