Indi, rrihen deri në vdekje përdhunuesit e 5-vjeçares që ka vdekur
Turma e tërbuar prej rreth 1.000 personash tërhoqi dy të dyshuar nga një stacion policor duke i rrahur deri në vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 5 vjeçare në lindje të Indisë, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i policisë Apur Bitin deklaroi se 15 policë u lënduan në trazirat në qytetin Tez të shtetit Arunachal Pradesh.
Siç tha ai, masa e tërbuar fillimisht kërkoi nga policia që t’ua dorëzonte të akuzuarit. Më vonë ata i nxorrën jashtë me dhunë duke sulmuar edhe policinë.
Zemërimi i tyre ishte shkaktuar nga vdekja e një vajze 5 vjeçare javën e kaluar në fshatin e afërt Namgo.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për rastin.