Pakistan, avokati vret në gjykatë dy kolegë të tij

Një avokat ka qëlluar për vdekje të martën dy kolegë të tij, si pasojë e një zënke verbale në një seancë të gjyqit në qytetin Lahore të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vrasësi dhe avokatët e ndjerë, për të cilët thuhet se kanë qenë në lidhje farefisnore, kanë kanë qenë të përfshirë në një konetst për pronësinë e një toke, për çka kishin dalë para gjykatësit në Lahore, ku dhe kanë këmbyer fjalë me tone të ashpra.

Televizioni lokal ARY News, në edicionin e lajmeve ka raportuar se avokati i identifikuar si Rana Kashif, ka shtënë me armë mbi kolegët e tij, menjëherë pas daljes së tyre nga seanca dëgjimore, duke i vrarë në vendin e ngjarjes, pas çka është arrestuar.

Pamjet e drejtpërdrejta televizive kanë shfaqur përpjekjet e jashtëzakonshme të policisë për të mbrojtur vrasësin nga avokatët tjerë të cilët e kishin sulmuar.

Ky është incidenti i dytë në të njëtën gjykatë në më pak se një muaj. Kohë më parë një polic dhe një i burgosur u qëlluan për vdekje nga një person i cili pastaj u largua nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button