Qeveria ka paguar vetëm 250 euro për reklama në “Facebook” dhe Twitter”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 22 gusht ka sjellë vendim me të cilën më nuk do të porosit reklama në transmetuesit elektronik, në gazeta dhe portale, por edhe në panoa (bilborde), por e përkrah të drejtën që aktivitetet e saj t’i promovojë nëpërmjet mediave sociale. Për informimin e tillë nga kur ka filluar me punë Qeveria e re, gjegjësisht në qershor, janë harxhuar 15.800 denarë. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në lidhje me reklamat e Qeverisë nëpër rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se Qeveria është e përcaktuar të krijojë hapësirë demokratike që qytetarët të japin mendime të lira edhe atë e ka dëshmuar me vendimin që të mos reklamohen nëpër media dhe pano.

“Më 22 gusht, Qeveria  e Maqedonisë në suaza të planit 3-6-9 ka votuar masë me të cilën nuk do të paraqitet si porositës i reklamave, fushatave dhe spoteve të hapësirës së paguar në radiodifuzerët elektronik komercial – televizione dhe radio, gazeta ditore dhe javore, pano, internet portale dhe të ngjashme (me përjashtim të rrjeteve sociale). Me këtë vendim parandalohet edhe në të ardhmen, cilado qeveri të ndikojë në media, nëpërmjet pagesës së shumave të mëdha për reklama, praktikë e cila ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar Boshnjakovski për “Meta“.

Sipas zëdhënësit qeveritar, Qeveria  për informim të opinionit për masat e saj dhe aktiviteteve, do t’i shfrytëzojë mediat sociale, pasi që në to nuk mund të ndikojë fuqia dhe ndikimi i institucioneve shtetërore, por edhe reklamimi atje kushton shumë më pak se sa në media.

“Për momentin, rrjetet sociale janë kanali më i lirë për komunikim, dhe duke pasur parasysh se tek ato nuk ekziston redaktim qendror si te mediat tjera, nuk ka kërcënim për imponim të fuqisë dhe ndikim nga ana e institucioneve shtetërore të cilët komunikojnë me qytetarët, dhe, dhe mu për atë shfrytëzohen nga shumë qeveri të botës”, sqaron Boshnjakovski, duke shtuar se, për atë janë harxhuar gjithsej 15.800 denarë.

Në nëntor të viti të kaluar, “Makfax” publikoi storje ku thuhet se së paku 120 persona punojnë për propagandë të Qeverisë, sipas së cilës, numri i aq i madh i personave të angazhuar, punojnë në sektorët për komunikim me publikun në Qeveri dhe ministritë.

Sipas informatave që i ka siguruar portali, për vitin 2017, për rrogat e këtyre të punësuarve deri më tani janë harxhuar së paku 562.000 euro, por të dhënat nuk janë të plota pasi atëherë vitit nuk kishte mbaruar, por edhe për shkak se disa institucione kanë dhënë të dhëna vetëm për gjashtë, shtatë ose tetë muaj.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP