RDK- Qeveria aktuale të ketë kujdes, revoltat popullore të jenë vetëdijësim

Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh mbështetje të plotë për të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të protestuar në mënyrë paqësore për shprehjen e pakënaqësisë me keqpërdorimet e bëra gjatë operacionin për kapjen e fajtorëve për vrasjen e pesë peshkatarëve në afërsi të Shkupit.

RDK edhe një herë hudhë poshtë etiketimet e pabaza të bëra nga zyrtarë të ministries së punëve të brendshme dhe operacionet frikëndjellëse të angazhimit të 800 policëve për të arrestuar në mes të natës 20 persona duke ushtruar dhunë pa bazë ligjore (mes tyre edhe katër femra), të cilët pastaj pas 48 orësh lihen të lirë si të pafajshëm 13 persona.

Jemi të bindur se zyrtar të ministrisë së brendshme me veprimet dhe deklarimet e tyre kan shkelur një prej parimeve bazë të sistemit juridik, atë të prezumimit të pafajësisë dhe me këto gabime të rënda institucionale kan qenë nxitës kryesor të protestave gjithëpopullore të organizuara ditën e premte në më shumë vendbanime në Maqedoni. 

RDK kujton se në datën një maj, të njëjtin qëndrim me Jankullovskën mbajti edhe vet Zëdhënësi i BDI-së, i cili duke komentuar arrestimet e sapokryera të shqiptarëve, paragjykonte se vrarësit kishin qenë shqiptarë, duke nënkuptuar se të akuzuarit ishin fajtorë (edhepse pa asnjë vendim gjykate) (citojmë) “shqiptarët … nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh, krim që nuk e mbajnë mend në historinë e tyre as në kohëra lufte!!!

Nga ana tjetër, dëshmitar i mbrojtur është një person për të cilin për shkaqe sigurie mbahet i fshehtë identiteti i tij dhe / ose vendndodhja e tij, por asnjëherë nuk mund të mbahet i fshehtë fakti nëse ai është gjallë apo jo, duke e konsideruar si person fati i të cilit nuk dihet!!! Një dëshmitar i mbrojtur është i tillë në përputhje me vullnetin e vet, por nëse ai nuk e di se ku ndodhet, si në rastin e Haki Hazirit, kjo vë në dyshim vullnetin e tij gjatë mbajtjes dhe vet arsyetimin se është mbajtur si dëshmitar i mbrojtur.

RDK është e vetëdijshme se nuk duhet të përsëriten gabimet e ndodhura në rastet e Sopotit, Brodecit dhe Vreshtave të Rashkakut ku kryesisht e pësuan qytetarë të pafajshmëm shqiptarë.
RDK shpreh habinë e madhe me heshtjen e mistike dhe të papërgjegjshme të kryetarit të partisë shqiptare në pushtet. Është për tu habitur fakti se ky person që është votuar më së shumti nga shqiptarët në dekadën e fundit sillet si ajo popullorja “Stambolli digjet, plaka krihet”. Heshtja e këtij personi padiskutim pasqyron hipokrizin e madhe të politikave dhe të propagandës kombëtare që identifikohen me një politikë folklorike dhe dështake të cilës tashmë ia mer legjitimetin demokratik vet populli që ia dha me organizime spontane demokratike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button