Komuna e Radovishit e ka shfuqizuar tenderin për “figaro” për flokë, kryetari fshihet

Kryetari i Komunës së Radovishit, Gerasim Konzullov, e ka shfuqizuar tenderin për furnizim të 45 pajisjeve për kujdes të flokëve – figaro, të cilat do të shfrytëzoheshin për të punësuarit. Shfuqizimi i tenderit vjen pasi që sot u publikua lajmi se Radovish do të paguaj 42.300 denarë për këto pajisje për flokë, të cilat do t’ua dhurojë grave të punësuara në komunë me rastin e 8 marsit, njofton Portalb.mk.

Në sqarimin e komunës, të publikuar në faqen e Byrosë për Furnizime publike, thuhet se procedura është e shfuqizuar për shkak të rrethanave të paparashikuara, me çka janë ndryshuar nevojat e Komunës Radovish.

Në mëngjes, kryetari Gerasim Konzullov, nuk ka  dashur që të përgjigjet se pse me paratë e komunës blenë dhurata për të punësuarit. Të kontaktuar nga “Makfax”, nga kabineti i tij, nuk kanë dashur të komentojnë se pse Konzullov dhuratat nuk i ka paguar me paratë e tij. Sekretaresha, pasi që e ka dëgjuar pyetjen e ka mbyllur telefonin dhe më nuk e ka hapur.

Tenderi për dhurata vjen dy muaj pasi që kryetari Konzullov u ankua se komuna ka shumë borxhe dhe nuk e di se si t’i paguajë. Ai tregoi se Radovish është në borxh për plot 37 milionë denarë, ndërkaq çdo ditë arrijnë vendime gjyqësore për pagesë. Duke folur për gjendjen e rëndë financiare, Konzullov tha se komuna gjithashtu ka edhe kredit prej mbi 1 milion euro, ndërkaq 19 milionë denarë është sigurisht në kredit të marrë nga Ndërmarra Publike Komunale “Plavaja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button