BDI-Protestat janë e drejtë Kushtetuese, por të bëhen në bazë të ligjeve

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në mbledhjen e rregullt të mbajtur në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, ka informuar mediet përmes një komunikate për shtyp se pas debatit dhe analizës së zhvillimeve të fundit në vend kjo parti ka miratuar disa konkluzione.

1. Distancohet dhe dënon aktin makabër të vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovcit, si akt i cili rëndë prish imazhin e vendit dhe krijon pasiguri tek qytetarët;
2. Nënvizon që me rëndësi të veçantë është të respektohet e drejta e pafajsisë deri sa organet e drejtësisë nuk e thonë fjalën e fundit;
3. Kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar në bazë të dëshmive dhe argumenteve bindëse për procesin gjyqësor, si dhe të njoftohet opinioni për motivet e veprës;
4. Zotohet se do të vazhdojë me angazhimin për të garantuar proces transparent, të drejt dhe të bazuar në fakte me qëllim që të mos pësojë asnjë qytetarë i pafajshëm;
5. Konsideron se vrasësit nuk kanë identitet dhe përkatësi etnike ose fetare, kanë emër dhe mbiemër, kushdo qofshin ata;
6. Apelon deri te organet e drejtësisë për proces transparent dhe të drejtë, si dhe zbardhje sa më të shpejt të rastit;
7. Kërkon përgjegjësi për shkeljet eventuale gjatë procesit dhe aksionit policor dhe MPB të fillojë menjëherë me  kontrollin e brendshëm;
8. Apelon deri te subjektet politike në pushtet apo opozitë qofshin, që kjo tragjedi të mos shfrytëzohet për interesa politike ditore;
9. Fton të gjithë bartësit e institucioneve publike të përmbahen nga kualifikimet dhe deklaratat që mund të keqkuptohen në opinion dhe nxisin reagime;
10. Vlerëson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por konsideron se të njëjtat duhet të zhvillohen në bazë të ligjeve në fuqi; /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button