Greqia do të marrë transhe të re ndihmë financiare deri në fund të marsit

Greqia përmbushi 99 për qind të kushteve për marrje të transhesë së re të ndihmës financiare, por do ta marrë jo më parë se nga fundi i marsit, thuhet në konkluzionin e ministrave të financave të eurozonës në takimin e Eurogrupit në Bruksel.

“Greqia arriti progres shumë të madh. Janë përmbushur 108 nga 110 kushtet e dakorduara. Do të thosha se ato janë 99 për qind, por ende nuk është 100, ndërsa kjo punë duhet të shkojë deri në fund”, deklaroi eurokomisari për çështje ekonomike dhe financiare Pjer Moskovisi pas takimit me ministrat.

Sipas udhëheqësit të Mekanizmit evropian për stabilizim Klaus Regling, Greqia nuk do të mund të marrë edhe një transhe të ndihmës para gjysmës së dytë të marsit.

Takimi i Eurogrupit ishte i rëndësishëm, për shkak se në bazë të progresit të konstatuar pritet zgjidhje për dhënie të transhesë prej 5,7 miliardë eurosh për Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button