Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për politikë të jashtme dhe komisionit juridiko-ligjdhënës.

Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë konfirmimet e propozim-vendimeve për emërim të anëtarëve të Komisionit të Agjencisë së Postave, për zgjedhje të një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për shkarkim dhe zgjedhje të kryetarit të Këshillit për takimet shkencore-kulturore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës” dhe për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për prokurorë publikë të Republikës së Maqedonisë.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme do të debatojnë për propozim-ligjet për ratifikim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për transport hekurudhor ndërkombëtar (KOTIF) nga 9 maji i vitit 1980 i përmbajtur në Protokollin nga 3 qershori i vitit 1999 (Protokoll i miratuar në Vilnus), për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në sferën e turizmit, për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe për ratifikim të Marrëveshje midis qeverive të Maqedonisë dhe Izraelit për evitim të tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet e fitimit. Për këto pika do të debatojnë anëtarët e Komisionit juridiko-ligjdhënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button