Ndërtesa më e lartë në botë nga druri, planifikohet ndërtimi në Tokio

Një kompani japoneze po planifikon të ndërtojë rrokaqiellin më të lartë në botë nga druri.

Kjo do të realizohet në përvjetorin e 350-të të kompanisë, në vitin 2041, transmeton Lajmi.net.

Sumitomo Forestry ka thënë që 10% e kullës 70 katëshe do të jetë nga çeliku, kombinuar me 180,000 metër kub dru, që mjafton për të ndërtuar 8,000 shtëpi.

Një strukturë bazë nga çeliku, që kontrollon dridhjet, do të vendoset në qendër në mënyrë që ta mbrojë ndërtesën nga tërmetet në Tokio.

Ndërtimi i projektit do të arrijë shifrën prej katër miliardë funte, dyfishi që nevojitet për ndërtimin e një rrokaqielli normal të të njëjtës madhësi.

Kulla “W350” do të përdoret për zyra, dyqane, hotele dhe shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button