Talentet me më shumë perspektivë në Europë?

Portieri italian Gianluigi Donnarumma është talenti më premtues dhe me më shumë gjasa për t’u bërë një kampion i madh në karrierën e tij sportive, mes të gjithë lojtarëve me moshë të re në kontinentin europian, transmeton TCH.

Observatori “CIES” i Futbollit ka monitoruar paraqitjet sezonale të lojtarëve me moshë nën 20 vjeç, në 22 kampionate të ndryshme të kontinentit të vjetër, duke identifikuar të rinjtë me më shumë perspektivë.

Studimi i bazuar në të dhënat e dy viteve të fundit vendosi në shkallën më të lartë të podiumit mbrojtësin ekstrem të Milanit.

“CIES” u bazua për përfundimet e tij, te minutat e luajtura nga secili futbollist, të krahasuara edhe në bazë të nivelit të kampionatit ku militojnë, si dhe rezultatet e klubit përkatës. Nga të gjitha këto algoritme, që futbolli nuk është mësuar, i riu me më tepër të ardhme është Donnarumma.

Në vendin e dytë, mes talenteve që pritet të shpërthejnë në pak vite, është një tjetër portier, Alban Lafont, që mbron kuadratin e Tuluzës në kampionatin francez të futbollit.

Plotëson podiumin e më të mirëve një tjetër lojtar nga kampionati francez i futbollit, Ligue 1, sulmuesi Kylian Mbappe i Paris SG, futbollist që kryeqytetasit do ta paguajnë 180 milionë euro në fund të sezonit.

1 – Gianluigi Donnarumma (AC Milan)
2 – Alban Lafont (Toulouse)
3 – Kylian Mbappe (PSG)
4 – Christian Pulisic (Dortmund)
5 – Malang Sarr (Nice)
6 – Dayot Upamecano (RB Leipzig)
7 – Tom Davies (Everton)
8 – Matthijs de Ligt (Ajax)
9- Kai Havertz (Bayer Leverkusen)
10 – Ryan Sessegnon (Fulham)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button