Forumi i Gruas së PDSH-së në Strugë zgjedh kryetaren e re

Ardiana Ajrullai është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas së PDSH-së dega në Strugë,për të cilën në shumicë votuan anëtaret e Kuvendit zgjedhor FG-PDSH-së së këtij qyteti.

Në këtë aktivitet zgjedhor të degës FG-PDSH-së në Strugë merrte pjesë edhe kreu më i lartë i kësaj partie Menduh Thaçi si dhe krytarja e FG-PDSH-së, Merale Ferati.

Ardiana Ajrullai në postin e kryetares së FG-PDSH-së e pason Lulzime Zylalin e cila për disa vite udhëhiqte me këtë strukturë partiake të PDSH-së në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button