Zgjedhet kryetari i ri i DR-së në Strugë

Alban Memedi, është kryetari i ri i degës së Demokracisë së Re në Strugë, për të cilin votuan me aklamacion të gjithë anëtarët e Kuvendit të DR-së së këtij qyteti.

Në këtë aktivitet zgjedhor të DR-së merrte pjesë edhe kreu më i lartë i kësaj partie Kastriot Haxhirexha si dhe nënkryetari Abedin Zymberi. Pasi mori besimin e kuvendarëve kryetari i ri i degës së Demokracisë së Re në Strugë, Alban Memedi potencoi se DR humbi një betejë politike, por luftën për fitoren përfundimtare do ta vazhdojë pa kompromis.

Me fjalë rasti para të kuvendarëve dhe të ftuarve të shumtë në sallën e Këshillit Komunal, ku u zhvillua ky aktivitet partiak folën edhe Abedin Zymberi, si dhe lideri i DR-së Kastriot Haxhirexha, të cilët në diskutimet e tyre u përqendruan në situatën më të fundit politike në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button