Kryetari Çairit, mjetet për furnizim me automjet udhëtimi i dedikon për bamirësi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për bamirësi.

“Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Komunës që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës së Çairit. Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për: trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërtimi I këndëve me lojëra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre,  mbështetja e organizatave humanitare”, ka bërë të ditur Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Ai ka bërë të ditur se për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdojë t’a shfrytëzojë veturën tij personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP