Kenia, nxirret ari nga minierat e ngelura nga kolonializmi

Me mijëra banorë të fshatrave të Kenias, vend në Afrikën Lindore, të cilët kanë të ardhura minimale dhe të cilët me mundësitë e veta kërkojnë ar në minierat e shfrytëzuara në vitet 1900’ nga fuqitë kolonialiste, ankohen që në rajon ende fitojnë më shumë ndërmarrjet e huaja, raporton Anadolu Agency (AA).

Një pjesë e banorëve të qytetit Kakamega, në perëndim të shtetit, kërkojnë ar duke gërmuar në minierat e shfrytëzuara nga ndërmarrjet kolonialiste, ndërkaq pjesa e tjetër e provojnë fatin duke gërmuar me lopata në puset e hapura në fshatrat e tyre.

Kenianët, përpiqen që me rigërmime të tokës, të nxjerrin arin nga miniera e vjetër nga e cila në vitet 1930 -1950 nxirrte ar ndërmarrja Rosterman.

Ndërmarrja e cila ishte aktive përgjatë 20 viteve derisa Kenia ishte nën kolonializmin britanik, ka nxjerrë 655 mijë tonë ari.

Në prononicmin e tij për AA, punëtori i minierës, Ignatius Mboj, tha se e gërmojnë minierën e vjetër ku zbresin në thellësi prej 15-20 metrash e më pas forcojnë me dërrasa tunelet 50 metërshe.

Duke bërë të ditur që copat e mëdha të shkëmbinjve të nxjerra nga tunelet e gërmuara, i dërgojnë lartë me kova, Mboj shtoi që lartë copët e shkëmbinjve kalojnë nëpër shumë procese.

– Shkëmbinjtë i copëtojnë gratë

Dhjetëra punëtorë shumica e të cilëve janë gra, i copëtojnë me çekiçë copat e mëdha të shkëmbinjve të nxjerra nga pusi derisa shndërrohen në guralecë. Copët e shndërruara në guralecë, më tej shndërrohen në rërë në makinat për thyerje të gurëve.

Punonjëset femra, për të gjetur mineralin e arit, i lajnë me ujë copët e shkëmbinjve në formë të rërës në legenë ku shtojnë dhe zhivë.

Ari i papërpunuar, mineral i fituar në ngjyrën e argjendtë, në fund piqet në zjarrin prej druri dhe qymyri derisa të marrë ngjyrën e verdhë dhe në këtë mënyrë fitohet ari i pastër.

– Në ditë nxirren 30 gramë ar

Mboj, tha se në ditët me fat, nga minierat nxirren 30 gram ar i papërpunuar dhe shtoi se nëpërmjet ndërmjetësve arin e papërpunuar ua shesin ndërmarrjeve të huaja për 30 deri 40 euro për gram.

Duke theksuar që Ministria e Minierës në vend nuk ka bërë rregullime të mjaftueshme për shitjen e arit, Mboj tha se, “Jemi të vetëdijshëm që arin e nxjerrë me dhjetëra mundime ua shesim ndërmjetësuesve me çmim të lirë, megjithatë është më mirë sesa të mos gjejmë vend për ta shitur”.

Ai theksoi që aktiviteti i minierave, u ka ofruar mundësi të reja pune banorëve të rajonit dhe si pasojë e kësaj është përmirësuar gjendja financiare e shumë personave duke u pakësuar në këtë mënyrë dhe numri i krimeve si vjedhja.

– Në ditë fitojnë 20-30 dollarë

25 vjeçari Edward Sukoine, i cili punon në minierë, tha se në minierën ku punon për 3 vite, , copëton shkëmbinjtë e mëdhenj duke gërmuar në thellësi prej 20-25 metrash nën tokë.

Sukoine, i cili tha se pagën ditore e ka 3 mijë shilingë të Kenias (30 dollarë), shtoi se, “Kam pesë fëmijë dhe që të pestë mësojnë. Nuk është aspak e lehtë të mundësoj jetesën e tyre. Punoj edhe pse më rrezikohet jeta ngaqë me paratë e fituara këtu, jam i detyruar të siguroj jetesën e familjes”.

Punonjësi Douglas Kihanda tha se deri në mbrëmje, ai i mbledh në një pishinë copët e shkëmbinjve te të cilat është gjetur ar e të cilat pritet të përpunohen sërish.

“Varet nga dita, megjithatë mesatarisht fitoj 20 dollarë në ditë. Në fshat nuk kam punë andaj puna këtu për mua është më fitimprurëse”, u shpreh Kihanda.

Banorët nuk e marrin kompensimin e tokës së pasur me ar.

Minatorët e arit, thonë se riparaqitja e ndërmarrjeve të huaja të cilat me shuma milionë dollarëshe marrin me qira tokat e rajonit për të nxjerrë arin, ua mbyll atyre dyert për fitimin e parave nga kjo punë.

49 vjeçari Emanuel Mitinda, i cili jeton në këtë zonë, tha se shumica e banorëve, meqë nuk kanë mundësi financiare për kërkim të arit, ua japin tokat me qira për çmime të ulëta kërkuesve të arit.

“E dimë që në tokën ku mbjellim domate dhe tranguj ka minerale, megjithatë nuk kemi fuqi për t’i nxjerrë këto. Shumë banorë të fshatrave ndërmarrjeve minierare ua japin me qira tokat e tyre për çmime shumë të ulëta ose ua japin me qira për 50 dollarë njerëzve që merren me ar në sasi të vogla”, u shpreh ai.

– Pjesa më e madhe e tortës u shkon ndërmarrjeve të huaja

Boni Kwalwe, një ish senator i rajonit, në intervistën e tij për AA tha se nuk ka rregullime të mjaftueshme ligjore për ndërmarrjet e huaja aktive në miniera, prandaj dhe popullata vendase nuk përfiton sa duhet nga minierat e arit.

“Parlamenti ka rekomanduar që nga 20 për qind e arit të nxjerrë nga minierat të përfitojë populli megjithatë presidenti aktual, Uhuru Kenyatta, kërkoi që kjo përqindje të jetë 5 për qind dhe kjo është shumë e pamjaftueshme nëse shqyrtojmë paratë që fitojnë ndërmarrjet e mëdha për miniera”, tha ai.

Kwalwe gjithashtu theksoi që çmimi i arit të papërpunuar në Kenia është shumë më i ulët në krahasim me çmimet në vendet e tjera Afrikane.

“Pse çmimi prej 60 dollarësh për gram i arit të papërpunuar në Kongo e në Kenia është 40 dollarë? Pse arin tonë e shesim me çmim më të ulët? Mendoj që i gjithë ky përcaktim i çmimit është arbitrar”.

Bëhet e ditur që ndërmarrja britanike për miniera, Acacia, e cila që katër vite nxjerr ar nga Kakamega, me 1,3 milionë ons ari të gërmuar në shkurt të vitit 2017, posedon rezervën më të madhe të arit në Afrikë me vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button