Zyrtare: Enrique konfirmon largimin

Luis Enrique ka konfirmuar se i do të largohet nga posti i trajnerit të Romës në fund të sezonit dhe ka përmendur raportin e keq me mediat italiane si arsye kryesore.

“Kritikat ndaj meje të cilat kanë dalë në shtyp, gjithçka që është thënë, është gënjeshtër. Të jem trajner i kësaj skuadre ka qenë privilegj, kurrë nuk jam pendar kur ka pasur ditë të këqija”, ka thënë Enrique gjatë një konference për shtyp.

“Gjithmonë jam respektuar nga tifozët të cilët i kam takuar në rrugë. Largohem pasi nuk mendoj se mund të rikuperohem dhe të pushoj mjaftueshëm gjatë verës. Vitin tjetër nuk jam i sigurt nëse do të drejtoj ndonjë skuadër. E kam harxhuar të gjithë energjinë time duke u përpjekur të kthehem në maje”.

“Puna ime është vlerësuar nga rezultatet, siç është normale. Por kjo është një aventurë, fillimi i një aventurë, dhe deri së fundi ne kemi luftuar për pozitën e tretë. Ne nuk e fituam, por nuk mendoj se ka qenë një sezon i keq”.

“Skuadra është përmirësuar aq shumë. Djelmoshat gjithmonë janë të ngarkuar dhe për këtë duhet t’i falënderoj ata sot siç kam bërë gjithmonë”, ka përfunduar spanjolli./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button