Atleti amerikan Coleman thyen rekordin 20 vjeçar

 Atleti amerikan Christian Coleman, ka thyer rekordin botëror në vrapin 60 metra në palestër për meshkuj të cilin që prej vitit 1998 e deri tani e mbante Maurice Greene, transmeton Anadolu Agency (AA).

Coleman, i cili ka fituar medaljen e argjendtë në vrapin 100 metra për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës 2017, ka marrë pjesë në garën e vrapimit 60 metra në Kampionatin Amerikan të Atletikës në Palestër, që është zhvilluar në Albuquerque të New Mexico.

Atleti 21 vjeçar Coleman me kohën 6.34 sekonda ka thyer rekordin botëror 6.39 sekonda të cilin e kishte arritur Maurice Greene në vitin 1998 në vrapin në palestër.

Coleman, në një aktivitet të zhvilluar në Clemson të Karolinës së Jugut kishte vrapuar 60 metra për 6.37 sekonda. Por Unioni i Federatave Ndërkombëtare të Atletikës për shkak se nuk kishte përdorur bllokun e daljes elektronike dhe nuk kishte kryer testin e dopingut nuk e kishte regjistruar rekordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP