Angjushev: Ka hapësirë për marrëveshje me transportuesit e Fenit

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev konsideron se ka hapësirë për marrëveshje midis investuesit Xhi Sol dhe transportuesve të cilët refuzuan të bartin xehe për Fenin derisa nuk u paguhen borxhet e prapambetura dhe pret që rasti të ketë përfundim pozitiv.

“po bëhen të gjitha përpjekjet që fabrika të rifillojë. Mendoj se ka propozim të mirë kundrejt transportuesve se dhe ata si të punësuarit do të dëmshpërblehen dhe do të dakordësohen të vazhdojnë të punojnë. Qeveria nuk mund t’i udhëheqë  negociatat, por Xhi Sol si investues dhe transportuesit si palë e prekur. Ne jemi këtu t’i inkurajojmë të lidhin marrëveshje dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë”, tha Angjushev duke u përgjigjur në pyetjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmë shtetërore me kompaninë “VIK” në Qeveri.

Ai theksoi se Qeveria do a mbështesë cilëndo kompani që do t’i paguajë të gjitha detyrimet e kreditorëve në Feni të jetë pronar i fabrikës së Kavadarit.

“Qeveria nuk e udhëhoq procesin dhe nuk është në pozicion të pranojë apo të refuzojë oferta. Cili do të ofrojë më shumë ndaj këshillit të kreditorëve, ndërsa me këtë hapet rruga në procedurën e tanishme të falimentimit me planin për rikonstruktim, ai në fund do të jetë pronari i Fenit dhe këtë do ta vendosë këshilli i kreditorëve, kuvendi i kreditorëve, udhëheqësi i falimentimit dhe gjykatësi i falimentimit në suaza të Gjykatës ku udhëhiqet procesi”, potencon Angjushev.

Feni fillon me punë, njoftoi Bordi i kreditorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP