Zaev-Markush: Mbështetje nga Sllovakia për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Sllovakia e mbështet Maqedoninë në integrimet në BE dhe në NATO dhe do t’i ndihmojë në fushat e rëndësishme, kanë theksuar në takimin e sotëm në Shkup kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i Sllovakisë Henrik Markush, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në takimin është konstatuar se në Maqedoni ekziston klimë pozitive për progres, ndërsa është shqyrtuar edhe mundësia për ndihmë të ekspertëve dhe mbështetje nga Sllovakia edhe në pjesën e punës së kapitujve gjatë procesit negociues inkuadrues.

“Ambasadori sllovak Markush vlerësoi se është e shkëlqyer axhenda reformuese rezultatet e të cilës janë të rëndësishme për proceset e integrimit të shtetit. Ai përcolli se Sllovakia vazhdon ta mbështesë Republikën e Maqedonisë në integrimet në NATO dhe në BE dhe theksoi se për vendin është me rëndësi që sa më shpejt të hapet procesi i negociatave me BE-në”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen nga Sllovakia duke theksuar se Qeveria e RM-së punon në të gjitha fushat e rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për perspektivat e shtetit dhe se çdo përvojë pozitive, ndihmë dhe mbështetje janë të rëndësishme.

Zaev bëri të ditur se mundësitë e hapura për Maqedoninë në proceset e integrimit tashmë po reflektohen pozitivisht në klimën investuese, tashmë janë lidhur tetë marrëveshje për investime të reja konkrete, 20 marrëveshje në paralajmërim dhe rreth 200 investues të ri të interesuar.

Duke marrë parasysh përvojën e madhe të Sllovakisë në menaxhmentin e sistemit shtetëror, në takim është biseduar për mundësinë për ndihmë të Maqedonisë përmes projektit për sistem informues buxhetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button