Automobili që po i çmend yjet e Hollywoodit

Duket që në  Hollywood po mbizotëron një trend i ri. Së pari Kim Kardashian na informoi nëpërmjet Twitterit që kunati i saj, Scott Disick ka një “lodër” të re, dhe padyshim duket se e njëjta i pëlqen edhe të riut Justin Bieber.

Besoni apo jo, bëhet fjalë për makinën prej kromi, e cila duket – si një pasqyrë! Audi R8 e Scottit kushton rreth 180 mijë funte, ndërsa Bieber nuk ka zbuluar çmimin e mikut të ri me katër rrota.

Ylli i ri e ka marrë modelin sportiv Fisker Karma. Duket se të famshmit nuk duan të shëtisin pa u vënë re, por me këtë shtim të pasurisë rrallëkush do të shikojë se çfarë po vozitin. Ashtu siç ka thënë edhe vetë Kim, për mikun e Scottit me katër rrota “Kujt i nevojitet pasqyra kur vozit këso makine?”.

Por shtesa e re ekstravagante e Bieberit me siguri që do të mahnisë më së shumti adhuruesit e tij. Ndërsa mediat amerikane raportojnë se edhe e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez pritet që shumë shpejt të bëhet pronare e një automobili të tillë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button