Krahu i Kasamit, me 505 delegatë do ta zgjedh kryetarin e Lëvizjes BESA

“Për në Kongres janë të evidentuar gjithsej 505 delegatë me një shpërndarje territoriale në bazë të proporcionit që është i paraparë me Rregulloren për organizimin e kongresit”, këtë sot e deklaroi në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, nga krahu i kryetarit aktual, Bilall Kasami, njofton Portalb.mk.

“Pas thuajse një muaj aktivitet në ngritjen e strukturave që nga niveli i nëndegëve dje u rrumbullakua procesi i formimit të degëve të Lëvizjes Besa me këtë u përmbyll edhe procesi i delegimit të delegatëve në Kongresin e parë të partisë i cili do mbahet më 24 shkurt. Sot po dalim para jush për hir të transparencës të gjithë këtij procesi që të shpallim të hapur edhe afatin për dorëzimin e kandidaturave për Kryetar të partisë”, tha Demiri.

Pasi tanimë dihet lista e delegatëve, Demiri u bëri thirrje të gjithë kandidatëve që të bëjnë grumbullimin e nënshkrimeve dhe të garojnë për postin e kryetarit të partisë.

“Çdo kandidat mund të konkurrojë duke grumbulluar së paku 1/10 (një të dhjetën) e nënshkrimeve të delegatëve dhe të njëjtat t’i dorëzojë te Komisioni për Organizimin e Kongresit. Verifikimi i kandidaturave do të bëhet në ditën e kongresit nga komisionet përkatëse”, shtoi Demiri.

No automatic alt text available.

Ndryshe, Lëvizja BESA tanimë është ndarë në dy grupe – ata që janë “për” dhe “kundër” Bilall Kasamit për kryetar. Kjo ndarje u “institucionalizua”, pasi që me 18 shkurt 2018 u mbajt kongres paralel, të thirrur nga grupi i cili nuk e përkrah BIlall Kasamin, dhe të cilët e zgjodhën për kryetar, ish sekretarin e partisë dhe deputetin aktual, Afrim Gashi.

Tetovë, Afrim Gashi u zgjodh kryetar i partisë Lëvizja BESA, ja çfarë tha ai (VIDEO)

Ndryshe, BESA e “Kasamit” e publikoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 në të cilën thuhej se refuzohet ankesa për të bërë lider të përkohshëm partie, Nexhbedin Karemanin.

Pas kësaj reaguan nga BESA e “Karemanit” duke thënë se kontesti për të fituar legalitetin e lëvizjes nuk ka përfunduar dhe se do të zgjidhet pas Kongresit të Lëvizjes Besa.

Kjo parti hapi edhe seli të reja, njëra u hap në Tetovë nga grupi i “Karemanit” dhe tjetra në Shkup nga grupi i “Kasamit”.

Përçarjet në BESA ndikuan edhe në grupin parlamentar të kësaj partie, grupi i “Gashit” ka tre deputetë, ndërkaq ai i “Kasamit” ka dy deputetë. Megjithatë, të dy grupet në opinion thonë se veprimtaria e tyre në Kuvend do të jetë e përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button