Një banor i Shtipit sulmon policët

Një banori të Shtipit iu përcaktua tridhjetë ditë paraburgim pasi, duke tentuar ta ndalojë arrestimin e djalit të tij 14 vjeçar nga ana e policisë, sulmoi dhe lëndoi tre policë me thikë.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Radanski pat”  të Shtipit, informon MPB-ja. Sipas policisë, gjatë tentimit nga ana e policisë për ta marrë të miturin, ka kundërshtuar i ati i tij. Ai ka sulmuar me thikë tre policët. Njërit prej tyre ia ka grisur uniformën, duke i shkaktuar lëndime në duar, ndërsa dy të tjerëve u ka shkaktuar lëndime trupore në pjesën e epërme të trupit.

Arrestimi i të miturit është bërë për shkak të përdhunimit të 70 vjeçares e cila ka jetuar vetë në shtëpinë e saj. Pas këtij akti i mituri ka ikur, ndërsa rastin e kanë paraqitur mjekët e spitalit të Shtipit./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button