Zaev: Kontesti me Greqinë do të zgjidhet deri në korrik!

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për radion austriake ORF, theksoi se deri në korrik do të përfundojnë negociatat dhe do të zgjidhet kontesti i cili është pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje dhe me sukses do t’i përfundojmë negociatat deri në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik”, tha Zaev, i cili premtoi se deri në maj Maqedonia do të ketë bashkëpunim më të përafërt me Greqinë.

Sipas Zaev, vendet anëtare të NATO-s do ta ratifikojnë anëtarësimin, menjëherë pasi që Maqedonia dhe Greqia do të deklarojnë se problemi është zgjidhur. Samiti është caktuar për 11 dhe 12 korrik në Bkuksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button